Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka shënuar një ngritje të lartë në rangimin më të ri të FIFA-s të publikuar të enjten, më çka nga vendi i 135-të tani radhitet në vendin e 103-të. Një ecje e tillë e përfaqësueses së vendit vjen pas fitores ndaj Izraelit në transfertë dhe barazimit me Shqipërinë. Ndërkohë që kombëtarja shqiptare e futbollit në rangimin e fundit të FIFA-s ka shënuar një rënie për tre pozita, përkundër rezultatit identik me atë që kishte Maqedonia, një fitore dhe një barazim në eliminatoret për botërorin e Rusia 2018. fitores ndaj Lihtenshtajnit me rezultatin 2:0 dhe barazimin me Maqedoninë 1:1.Përfaqësuesve e Kosovës vazhdon të shënojë rënie në klasifikimin e FIFA-s. Aktualisht Kosova mban pozitën e 184-t me gjithsej 67 pikë, që është për katër pozita më poshtë nga klasifikimi nga një muaj më parë. Gjermania është kryesuesi i ri i renditjes së FIFA-së, pasi në pozitën e dytë e shtypi Brazilin.

Shpërndaj me