Librit të Rekordeve Botërore Giunnes zyrtarisht së fundi i është shtuar edhe një rekord i ri. Fjala është për Guaskën më të madhe ajrore të fishekzjarrëve e cila u plas natën e ndërrimit të viteve në Emiratet Arabe. Për ta parë shfaqjen mbresëlënëse të mega fishekzjarrit në qiell në ishullin arab El Marjan ishin mbledhur rreth 100 mijë persona. Guaska gjigante përmbante më shumë se 1 milion material shpërthyes dhe për ndërtimin e saj u fillua të punohet që në muajt e parë të vitit 2017-të. Guaska u ndërtua nga një kompani amerikane dhe lëshimi i saj u bë nga profesionistë.

Shpërndaj me