Nga dita e sotme gazetarët do të mund të sigurojnë informata pa pagesë nga Regjistri Qendrorë me kusht që paraprakisht të tregojnë qëllimet e hulumtimit të tyre. Këtë e konfirmuan sot nga ky institucion kurse vendimi është marrë nga Qeveria. Megjithatë procedura që gazetarët të marrin informata ligjërisht mbetet e njejtë që nënkupton se duhet të pritet thuajse një muaj. Gjatë takimit me gazetarët, drejtoresha e re e Regjistrit Qendrorë Marija Boshkovska-Jankovski tha se nëse gazetarët që nuk do të duan t’i tregojnë qëllimet e hulumtimit, atëherë si alternativë duhet të paguajnë për të siguruar informatat e nevojshme.

 Është decide që të thuhen arsyet se për çfarë po bëhet hulumtimi. Në anën tjetër sipas tarifës së Regjistrit Qendrorë, ka një nen që është shumë i qartë, atë mund ta shfrytëzojë secila shtëpi medaiatike nëse nuk doni që të tregoni arsyet e hulumtimit, mund që të blihen 2000 informacione me 80% zbritje- deklaroi Marija Boshkovska-Jankovski, drejtoresha e Regjistrit Qendrorë.

https://www.youtube.com/watch?v=_wmth3305Qs&feature=youtu.be

Shpërndaj me