Kontribute më të larta menjëherë si dhe zhvendosje e kufirit të moshës së pensionimit pas pesë vjetësh. Kjo është zgjidhja më pak e dhimbshme, për ta reformuar sistemin e pensioneve për të yvogëluar vrimën në fondin shtetëror, tregon analiza e Institutit të Kërkimeve Ekonomike “Finance Think”. Prej tre skenarëve, më i pranueshëm është ai që parashikon të rriten kontributet menjëherë nga 18 në 20 për qind, dhe pas 10 vjetësh për edhe 1 përqindje. Mosha e daljes në pension të rritet për një vit, por kjo të hy në fuqi pas pesë vjetësh. Avantazhi është se barrën nuk do ta mbajë vetëm një brez thotë Bllagica Petreski, një nga autorët e studimit.

Barra është e ndarë, ndërsa ndryshimet janë graduale dhe janë në gjendje të përshtaten në ekonominë. Kjo do të thotë se pas pesë vjetëve ekonomia jonë do të jetë në një nivel më të lartë dhe ndoshta papunësia do të jetë në nivel më të ulët, kështu që zhvendosja e kufirit të pensionimit për një vit, pas pesë vjetësh do të jetë më e lehtë të përballohet, sesa të ndryshojë kufirin në këtë moment – tha Bllagica Petreski, ekonomisti kryesor në “Finance Think”

Vrima në fondin e pensionit shtetëror filloi të thellohet në vitin 2009, kur qeveria e VMRO DPMNE-së i uli kontributet nga 21.2 në 19%, dhe një vit më pas në 18 për qind. Në të njëjtën kohë, në dhjetë vitet e fundit kemi pasur një rritje joreale të pensioneve nga 6.5 për qind në vit, ndërsa ekonomia rritej mesatarisht 2.4 për qind. Autorët e analizës sugjerojnë që rritja e kontributeve të mos ndikojë në uljen e pagave për punëtorët, por të jetë në kurriz të punëdhënësit.

Efektet e reduktimit të kontributeve në përgjithësi shkuan për punëdhënësit. Pra, janë kthyer në fitime. E pra, jo me fajin tuaj morët pjesë në një punë të tillë. Nuk them me qëllim, por sistemi e lejoi atë – tha Pavle Gacov, këshilltar tatimor.

Reforma e propozuar në pesë vitet e para do të sillte kursime në buxhetin prej 89 milionë eurosh në vit, dhe pastaj ky efekt do të rritej. Vetëm në vitin 2017 deficiti i FSPI-së arriti në 600 milionë euro, vrimë kjo që ishte mbuluar me para nga buxheti i shtetit.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me