Lionel Mesi mbrëmë ishte futbollisti më I mirë në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit , në kuadër të Ligës së Kampionëve, mirëpo i njëjti ishte në qendër të kritikave nga adhuruesit e futbollit nga Madridit. Argjentinasi u ndëshkua me karton të verdhë për reagimin e tij ndaj arbitrit Damir Skomina, për shkak se një futbollist I Juventusit nuk u ndëshkua me karton të verdhë. Me një raegim të ngjajshëm ndaj arbitrit, Kristiano Ronaldo u ndëshkua me 5 ndeshje pezullim , pasi u përjashtua nga ndeshja e Super Kupës së Spanjës. Mbetet që të shihet se si do të reagojë UEFA në këtë lëvizje të Lionel Mesit.

 

Shpërndaj me