Reketi numër një në botë spanjolli Rafael Nadal, ka humbur ndeshjen e parë të turneut përfundimtar ATP finals që po zhvillohet në Londër. Ai pas kësaj humbje kumtoi se braktis garat e këtij turneu, ndërsa shkak kryesor është lëndimi i sërishëm i gjurit. Ai në ndeshjen e parë të garave në grupe u mund nga David Goffin. Ndryshe pas Mastersit turneut në Paris, ky është turneu i dytë të cilin Nadal po e braktis për shkak të probleme me gjurin. Tenisti spanjoll vitin 2017 do ta mbyll në pozitën e parë të renditjes së ATP-së, por për fat të keq edhe sivjet nuk mund ta fitojë trofeun e më të mirëve.

Shpërndaj me