Rritja e rrogave për të punësuarit në arsimin fillor dhe atë të mesëm si dhe për punonjësit nëpër çerdhe, mjekët dhe infermieret për 5% nuk përbën ndryshim, pasi që nga ana tjetër rriten akcizat, thonë qytetarët. Të anketuar nga Alsat ata thonë se duhet të ketë rritje më të madhe të rrogave dhe ulje të çmimit të produkteve me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor.

“3% është rritur çmimi i sheqerit, produktet e naftës rriten dhe te gjitha produktet tjera ushqimore por vetëm rrogat jo. Rrogat shkojnë në ulje ndërsa çmimi në rritje.”

“Rrogat jo 5% por 80% duhet të rriten. Rogat e lira 200 euro nuk mund të mbijetojnë grua e burrë e le më të mbahet familje.

“Nafta shtrenjtohet, malli gjithashtu. Sa më shumë q që rritet çmimi I naftës aq më shumë duhet të rritet edhe rrogat sepse mallrat që i blejmë nuk i marrim pa para. Duhet të japim para po pastaj të marrim mallin, por me 200 euro asgjë nuk mund të bësh, duhet të jetë së paku 300, 400 ose 500 euro rritje.”

Rritjen e rrogave e paralajmëroi ministri i financave Dragan Tevdovski i cili tha se kjo rritje prej 5% parashihet në buxhetin e vitit 2018. Nga ana tjetër, prej 1 janarit pritet të rritet akciza e naftës. Sipas Ministrisë së Financave shkak për këtë rritje janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe uljen e ndotjes. Por paralelisht me rritjen e akcizës së naftës do të rritet edhe çmimi i transportit publik.

Besian Leka

Shpërndaj me