Qeveria e Maqedonisë ka pezulluar të gjitha projektet e ELEM-it. Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski tha se ELEM duhet ti shqyrtojë edhe disa kontrata për shkak të implikimeve të financiare në buxhet.

Veç kësaj ELEM duhet të analizoj edhe mundësinë për prishjen e ndonjë marrëveshjeje të nënshkruar për të cilët nuk është filluar realizimi dhe se nuk paraqesin implikime financiare në dëm të buxhetit – dekalroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Por, vendimi nuk qartëson se çka do ndodh me projektin tanimë të filluar të Kodrës së Diellit, teleferikun me gjashtë ulëse, i cili, deri në këtë fazë që shihni, u realizua me shumë probleme. Vendimi ka shqetësuar edhe afaristët e Kodrës së Diellit, të cilët, kanë bërë një sërë investimesh për tu përgatitur për sezonin turistik.

Ne nuk e dimë sa ka projekte ELEM por projekti i ski liftit që është në kodrën e Diellit është i paguar por i pa mbaruar dhe kisha shfrytëzuar rastin ti apeloj nëse ata s`munden ta kryejnë mundemi ne dhe do iu japim ndihmën tonë – tha Hashim Hasani, afarist.

Ndaj vendimit të Qeverisë kanë reaguar edhe nga Shoqata “Nisma” për shpëtimin e Kodrës së Diellit. Hamdi Sulejmani, kërkon që me këtë vendim të Qeverisë të mos preket ndërtimi i teleferikut në Kodrën e Diellit.

Shpresojmë ndaj asaj që qartësohet në atë deklaratë të qeverisë se, teleferiku që tanimë ka filluar dhe nuk bën pjesë në harxhimet e vitit 2018 shpresojmë se do bëhet, por pika negative por negativja e kësaj është se me një teleferik që për tre vite zhargitët rrugëve ajo qendër nuk do jetë funksionale ashtu siç duhej të ishte – theksoi Hamdi Sulejmani, NISMA ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Ndër projektet që mbetet në gjysmë këtu në Kodrën e Diellit i filluar nga ELEM dhe që pengon zhvillimin normal të sezonit turistik, është edhe ky ski lift me gjashtë ulëse që u promovua aq shumë nga Qeveria dhe që mbeti në gjysmë. Që ironia të jetë më e madhe, ndërtimi i këtij ski lifti siç e shihni ka dëmtuar edhe disa staza të skijimit shkaku i së cilës, edhe pse vetëm disa ditë na ndajnë nga fillimi i sezonit megjithatë ende nuk janë rregulluar”.

Bashkim Sulejmani

Shpërndaj me