Qeveria nesër nga kreditorët vendorë planifikon të huazojë 31.7 milionë euro. Sipas kalendarit të ankandeve të letrave shtetërore me vlerë, ditën tjetër në vijim Ministria e financave në bazë të borxheve të vjetra do duhet të kthejë 15.8 milionë euro. Për huamarrjen e nesërme reaguan nga LSDM-ja opozitare, duke pyetur, pse ministri i financave Kiril Minovski i fut në borxh qytetarët 15 milionë euro më shumë sesa nevojitet dhe thanë se kundër ministrit Minovski dhe zëvendësministres së drejtësisë Biljana Brishkovska do të ngriten padi penale për futje të paligje në borxh të qytetarëve. Ndryshe, për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë planifikuar 18 ankande të letrave shtetërore me vlerë.

 

Shpërndaj me