Qeveria përgatit analiza për atë se sa para pushteti i kaluar ka harxhuar në promovimin ekonomik të Maqedonisë dhe në tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe sa fitim kishte vendi nga paratë e harxhuara. Sipas Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, do të ketë ndryshim të modelit edhe tek promotorët ekonomik të cilët në 11 vitet e fundit kanë ndryshuar nga 38 deri në 18, që aktualisht janë me mandat të skaduar. Ata regjistrohen sikurse janë në udhëtim zyrtar. Angjushev thotë se në vend të reklamave dhe promovimeve, ndërmarrjet e huaja dhe investitorët do të tërhiqen në mënyra të ndryshme nga ajo deri tani. Në vend që me forcë të lirë pune investitorët do të tërhiqen me personel të kualifikuar dhe cilësor, dhe me punëtorë.

 Përkundrazi, do të ofrojmë kushte më të mira, kushte për kompani me teknologji të avancuara që do të angazhojnë inxhinierë dhe staf me arsim të lartë, dhe që do të duan edhe departamentet e tyre të zhvillimit ti bëjnë në Maqedoni. Dhe të mos jemi vende ku do bëhet vetëm kompletimi i disa produkteve të caktuara- deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Angjushev thotë se do të ketë revizion dhe përshtatje të sistemit arsimor, si dhe trajnime shtesë me qëllim që fuqia punëtore të jetë e përgatitur dhe të japë cilësi në vendet e punës.

Me këtë pritet të rritet edhe paga dhe standardi i punëtorëve. Edhe një pjesë e ekonomistëve pajtohen se nevojitet rishikim i mënyrës aktuale të tërheqjes së kapitalit të huaj në vend.

Në qoftë se ne duam të vazhdojmë të tërheqim fabrika të huaja, veçanërisht të tilla që më lehtë dhe më shpejtë do të lidhen me kompanitë lokale sigurisht se do kemi nevojë për promovimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Është korrekte të bëhet reformë në promovimin ndërkombëtar, të shihet çfarë nga ajo është më efektive dhe jo vetëm reklamat në televizionet ndërkombëtare, por edhe road-shoë, si dhe shpenzimi për promotorët- tha profesori universitar Marjan Petreski.

Me rishikimin e Buxhetit, Qeveria ka përgjysmuar paratë për tërheqjen e investimeve të huaja. Ka më pak fonde edhe për ndërtimin e zonave të lira ekonomike. Agjencia për investime të huaja me rishikimin e buxhetit ka në dispozicion vetëm tre milionë euro, nga 5,7 milion të parashikuara më parë.

Verica Pavlovska

 

Shpërndaj me