Infrastrukturë cilësore dhe adekuate në të gjitha zonat e shtetit, stimul më i madh dhe subvencione për ndërmarrjet e orientuara në eksport, lehtësime tatimore dhe ndihmë për kompanitë që punojnë në zonat rurale. Këto janë vetëm një pjesë e masave që biznesmenët ia propozuan qeverisë. Ndërkaq një pjesë e biznesmenëve thonë që mjaftë më me propagandat, koha është për masa konkrete për trajtimin e barabartë të investitorëve vendor dhe të huaj.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë konsiderojnë se nevojitet nxitje sistemore e të gjitha investimeve por edhe një sërë masash që do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë

Përveç lehtësimeve të caktuara tatimore, kompanitë vendore duhet të stimulohen edhe me një set subvencionesh ose lehtësime që do të kontribuonin për modernizimin e kapaciteteve dhe renovimin e teknologjisë, ndihmë dhe lehtësime tatimore për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për trajnimin dhe përsosshmërinë e të punësuarve për kuadro që i mungojnë tregut të punës”, shkruan në qëndrimin e Odës Ekonomike

Nga qeveria mbajnë qëndrim se punojnë për zgjidhjen dhe tejkalimin e të gjitha parregullsive dhe mangësive që i kanë theksuar biznesmenët, por edhe për qasje më të madhe dhe kapital të freskët dhe para evropiane përmes fondeve të BE-së.

Unë si ministër me stafin tim isha në teren, dhe i detektuam problemet. Së bashku me zëvendës kryeministrin për Eurointegrime kemi informata për një pjesë të problemeve, por gjithashtu ka edhe probleme sistemore që mundohemi përmes rregullativës t’ua lehtësojmë dhe t’u mundësojmë kushte që biznesi të zhvillohet në mënyrë të lirë- deklaroi Zoran Shapuriq, ministër pa resor.

Përveç lehtësimeve dhe masave të reja, Shapuriq paralajmëroi edhe përvoja nga jashtë që duhet t’i sjellin ekspertët e huaj me qëllim ndihmën e ekonomisë vendore në rritjen e zhvillimit ekonomik.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me