Po analizojmë “ është përgjigjja e vetme që mund të merret nga institucionet kompetente lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me detyrimin e personave fizik që të bëhen obligues të TVSH-së. Tashmë dy javë nga Qeveria dhe nga Ministria e Financave nuk ka përgjigje konkrete nëse do të përmbushet premtimi për rritjen e pragut nga një në dy milionë denarë, e as si do të tejkalohet problemi me tentimin për të arkëtuar TVSH nga personat fizik, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në opinion.

E dëgjuam mendimin e opinionit, veçanërisht të ekspertëve që dhanë deklarata në televizion. E dëgjojmë mendimin e opinionit, duhet doemos të bëhen analiza, nëse ka ndonjë ndryshim do të informoheni në mënyrë më transparente –  deklaroi Jovana Avramovska, Ministria e Financave.

Shpërndaj me