Qeveria do t’i analizojë dokumentet e të gjitha kompanive që morën pjesë në tenderin e ELEM-it për gërryerjen e qymyrit në kombinat. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev thotë se nëse ka lëshime në procedurë ka gjasa që kompania TRANSMET, mos ta marrë punën në kombinatin Manastiri, edhe pse kishte ofertë më të ultë, prej 44 denarë për gigagjul qymyr të gërryer. Angjushev thotë se po shqyrtohet se si TRANSMET-i ka llogari që për dy herë e gjysmë ta zvogëlojë çmimin e gërryerjes së qymyrit.

Si e njëjta kompani deri dje ka kërkuar 90 denarë për të njëjtën punë, ndërsa në raste të caktuara, ka arkëtuar madje edhe deri në 144 denarë, kurse tani kompania e njëjtë është e gatshme të punojë për 44 denarë për gigagjul. Pyetja ime është, ku kanë përfunduar dallimet e këtyre mjeteve? Si dhe pse këto çmime nuk janë arritur edhe më parë? – tha Koço Angjushev, zv/ kryeministër për Çështje Ekonomike.

Angjushev kërkon që Gjykata dhe Prokuroria të përgjigjen si dhe pse e zhbllokuan llogarinë e TRANSMET-it, kurse pyet pse kryesia e mëparshme e ELEM-it nuk ka dhanë referencë negative për TRANSMET-in, edhe pse, e di që kompania e Koçanit është përfshirë në rastin ”Trust” që e hapi PSP-ja. Prokuroria e udhëhequr nga Janeva e akuzon Koçanin që së bashku me dy kompani vendore ka formuar konzorcium dhe me dokumentacion të falsifikuar ka fituar tender nga ELEM-i shtetëror në vlerë prej 17 milionë eurove. Përndryshe në thirrjen e fundit për tender në ELEM, për gërryerjen e qymyrit në TEC Manastiri janë paraqitur pesë kompani.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me