Qeveria dhe EVN Maqedoni me plane të ndryshme rreth afatit të aplikimit të tarifës së lirë ditore. Nga Qeveria presin që më 1 tetor këtë masë ta publikojnë dhe të startojë për të gjitha amvisëritë dhe shpenzuesit e vegjël. Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nga ajo datë të gjithë orëmatësit duhet të matin tarifë të lirë nga ora 14 deri në ora 16.

Nga EVN Maqedoni thonë se kjo nuk është e mundshme. Kompania sot do të vendosë për dinamikën me të cilën do të rregullohen orëmatësit, por prej atje thonë se fizikisht nuk është e mundur deri më 1 tetor të bëhet adaptimi i të gjitha 800 mijë orëmatësve.

Do të adaptohen në katër grupe gjatë tetorit, sipas periudhave kur lexohen orëmatësit gjatë muajit. Ende bëhen përgatitjet e softuerëve, pas çka do të bëhet testimi i tyre për të shmangur gabimet gjatë skanimit të orëmatësve. Gjithsej ka 800 mijë orëmatës të cilët patjetër do duhet të rregullohen në mënyrë manuale që të llogarisë sa kilovat orë ka shpenzuar shfrytëzuese në tarifën e lirë – njoftojnë nga EVN.

Shfrytëzuesit e EVN-së janë ndarë në katër grupe kur lexohen orëmatësit që janë përcaktuar në periudhën prej datës 1 deri në datën 28 të muajit. Kjo do të thotë se dikush do të fitojë dyfish rrymë më të lirë për dy orë gjatë ditës më 1 tetor, tjetri me datë 10 dhe i treti me datë 20 tetor. Kjo para së gjithash do varet në cilin grup bën pjesë orëmatësi i shfrytëzuesit. Në numrin e sotëm të Gazetës zyrtare është publikuar tarifa e re për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë dhe shfrytëzuesve të vegjël që e miratoi Komisioni rregullator i energjetikës me kërkesë të Qeverisë. Kjo do të thotë që EVN zyrtarisht ta fillojë procedurën për kthimin e tarifës së lirë ditore.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me