Disa kompani vendore padisin shtetin pasi nuk ua ka paguar shërbimet e kryera ose nuk ua ka kthyer TVSH-në. Informacionin e konfirmuan në OEMVP prej ku thonë se për shkak të shërbimeve të kryera e të papaguara, një pjesë e kompanive kanë vështirësi në lëshimin e rrogave për punëtorët. Analiza e Odës tregon se madje 35% e ndërmarrjeve vendore kanë më shumë se një rrogë të papaguar.

Nëse shteti, ndërmarrjet publike dhe komunat nuk fillojnë t’i kthejnë borxhet, një pjesë e pronarëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të detyrohen t’i largojnë punëtorët. Problemi i dytë është se pushteti në largim përmes kontrolleve u ka shkaktuar goditje edhe biznesmenëve që punojnë në komuna të drejtuara nga opozita. Sipas Bytyqit, kjo edhe më shumë ka përkeqësuar gjendjen dhe ka rrezikuar likuiditetin e ndërmarrjeve të vogla.

Sipas kësaj analize, nëse në Shkup mesatarisht në pesë vitet e kaluara ka pasur 6 kontrolle, në pjesën jug-perëndimore të vendit ose rajoni nga Kërçova deri në Strugë ka pasur 30. Sipas OEMVP-së, ky trend në tre muajt e fundit është dyfishuar ose trefishuar.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me