Pa opozitën dhe me kryesues të ri nga LSDM-ja, vazhdoi debatin në komisionin parlamentar për buxhetin. VMRO-DPMNE-ja pa qëndrim nëse do ta bojkotojë punën e Kuvendit. Kryesuesi i sapoemëruar i këtij trupi parlamentar Vasko Kovaçevski tha se nuk e di nëse kolegët e tij e bojkotojnë Parlamentin.

Do të presim të shohim nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të përfshihen në debatin, e më pas do të se si do të jetë sjellja e tyre në Parlamentin e RM-së – tha Vasko Kovaçevski, LSDM.

Deputetët e shumicës u bënë thirrje kolegëve të VMRO-së të vijnë dhe t’i mbrojnë amendamentet e propozuara.

E dini se Buxheti është një nga dokumentet më të rëndësishme në një shtet. Ata duhet të vijnë dhe t’i mbrojnë amendamentet që i kanë propozuar. Nëse marrin vendim të tillë kolegia jonë Kuzmanovska mund të vjen dhe të vazhdojë të kryesojë Komisionin dhe të fillojmë debat substancial – deklaroi Jovan Mitreski, LSDM.

Pritja sinqerisht të vijnë kolegët nga VMRO-DPMNE-ja, e më pas t’i përballim qëndrimet tona, për shkak se kemi pikëpamje të ndryshme kur flasim për Rishikimin e Buxhetit – theksoi Pançe Ivanov, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar 204 amendamente, derisa 70 amendamentet tjera janë të Lëvizjes Besa. Jozyrtarisht, sipas burimeve të Alsat M, është e mundshme që një pjesë të amendamenteve të Besës të tërhiqen. Pritet që arka shtetërore të aprovohet deri nga mesi i këtij muaji.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me