Protestat e organizuara nën moton “Për Maqedoni të Bashkuar” duket se po marrin fund. Para 45 ditësh, numri i protestuesve ishte i lartë, por të dhënat e javëve të fundit tregojnë një pasqyrë tjetër, lodhje në radhët e protestuesve. ALSAT siguroi shifrat e pjesëmarrjes së protestuesve në qytete. Pavarësisht se protestohet zakonisht në 20 qytete, numri i protestuesve është nga 100 deri në 150 mesatarisht, ndërkohë që bastionet e protestave, Shkupi, Shtipi, Kërçova e Prilepi kanë rënë deri në 1500 protestues. Protestat mbahen zakonisht nga ora 17:00 deri në orën 18:00, me thirrjet e zakonshme kundër shqipes, kundër platformës shqiptare, që sipas protestuesve cenon karakterin unitar të Maqedonisë.

Ja lista e qyteteve dhe protestuesve pjesëmarrës në to.

Shkup – 2500
Kumanovë – 200
Shtip – 1500
Probishtip – 100
Berovë – 100
Koçan – 300
Vinicë – 120
Strumicë – 400
Vallandovë – 100
Radovish – 400
Gjevgjeli – 100
Bogdancë – 150
Kavadarcë – 300
Manastir – 1000
Prilep – 2000
Makedonski Brod – 100
Resnje – 100
Krivogashtan – 100
Ohër – 1500
Kërçovë – 1500

Shpërndaj me