Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fillim të vazhdimit të parë të seancës së 15-të ku duhet të debatohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë, është dhënë pauzë njëorëshe, me kërkesë të koordinatores të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasoska.

Në fillim të vazhdimit të seancës, Zoran Ilievski, gjithashtu koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në mënyrë procedurale shprehu qëndrim se ata si parti më e madhe opozitare në Parlament, i kanë dërguar letër të hapur kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në të cilën, siç tha, e kanë informuar cilët nene të Rregullores së Kuvendit janë shkelur për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ilievski e përsëriti qëndrimin se për ligjin e propozuar, komision amë duhet të jetë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e jo Komisioni për çështje evropiane. Nuk janë plotësuar kushtet që ligji të sillet me parashenjë të flamurit evropian, tha Ilievski i cili kërkoi edhe debat publik për ligjin.

Pas reagimit procedural të Ilievskit, bashkëpartiakja e tij Lalloska kërkoi pauzë prej një ore. Fillimisht Xhaferi nuk e pranoi kërkesën dhe kërkoi që shërbimet kuvendore të nxjerrin listë të personave të paraqitur për të marrë fjalën për ligjin. Pas instistimit të Lalloskës, me qëllim, siç tha ajo, të mos përsëriten situatat e tensionuara si ditën e djeshme, shpalli pauzë.


Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve në seancë plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 15 në rend dite të së cilës është Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në këtë seanca duhet të shqyrtohet edhe Projekt-ligji për lëshimin e letrave me vlerë – vauçerëve, në lexim të parë të dorëzuar nga deputetët e opozitës.

Deputetët do të debatojnë edhe për interpelancat për punën e ministrave të Financave, Kulturës dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Dragan Tevdovski, Robert Allagjozovski dhe Sadulla Durakut, të shtruara nga opozita.

Shpërndaj me