Banorët e Strugës duhet të presin deri në Vitin e Ri që mbeturinat nga qyteti të fillojnë të barten në Deponinë Drislla në Shkup. Edhe krahas premtimeve për zgjidhje të shpejtë, ky problem edhe më tej qëndron pezull, edhe pse qeveria para më shumë e dy muajsh ndau 12 milion denarë për tejkalimin e tij. Nga organizatat civile “Mjaft” dhe “Struganët për Strugën” për Alsat M thonë se janë të dëshpëruar nga, siç thonë, dinamika e ngadalshme për realizimin e vendimit.

Është e qartë se partitë politike gjatë zgjedhjeve në radhë të parë i vendosin interesat politike para atyre të qytetarëve. Vetë vendimi kishte të bëjë me ndihmën urgjente të komunës së Strugës me deponinë. Ne menduam se ky vendim do të ketë karakter urgjent, ndërsa puna ngeci dhe nuk jemi të informuar për shkaqet – tha Gligorije Qatoski- Mjaft.

Nga kompania e cila fitoi tenderin qeveritar për bartjen e mbeturinave në deponinë Drislla në Shkup, për Alsat M deklaruan se në lokacionin ekzistues në rrjedhë e sipër është ndërtimi i një salle ku do të bëhej selektimi i mbeturinave. Presin që deri në fund të nëntorit të fillojnë me aktivitet për transportin e mbeturinave. Në ndërkohë duhet të fillohet me konservimin e deponisë ekzistuese.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me