Në vend që në tavolina, një pjesë e madhe e prodhimeve të këtij viti si pjeshkat dhe lakrat përfunduan në deponi. Sipas pretendimeve të fermerëve, do të jetë keq edhe me kulturat kopshtare. Shalqiri edhe pse në fillim të sezonit, ka çmimin katastrofik të ulët të blerjes,

5 denarë për kilogram. Arsyeja për këtë është shkaku i mungesës së strategjisë, fermerët nuk planifikojnë paraprakisht nëse ajo që e mbjellin do të ketë çmim të mirë të blerjes.

Ekspertët bujqësor i rekomandojnë Qeverisë deri në mbjelljen vjeshtore të ketë një strategji në cilin drejtim do ta udhëheqin bujqësinë.

Bashkimi Evropian bën një plan minimum pesë-vjeçar për prodhimin bujqësor, që të mos paraqiten teprica. Ne domate të pashitura me ton i kemi shkelë me traktorë. Ne nuk mund të lejojmë një luks të tillë. Patjetër të gjejmë treg – tha profesoresha Gordana Popsimonova.

Në vend që të ketë subvencion shtesë të qeverisë, profesori Boris Anakiev propozon ndihmë shtetërore në para, apo subvencione, tu jepen vetëm pronarëve me sipërfaqe të mëdha, dhe jo edhe atyre që kanë vetëm disa hektarë tokë. Në këtë mënyrë do të stimulohej rritja e sipërfaqeve bujqësore dhe fermerët të bashkohen në kooperativa.

Në qoftë se nuk e bashkoni tokën në mënyrë klasike, bashkojini prodhimet, merruni vesh për të mbjellë varietete të njëjta, të arrijnë në kohë të njëjtë dhe kështu e rrisni sasinë. Nuk duhet të jetë një kooperativë zyrtare, mundet 10 prodhues, fqinjë, familjar të bashkohen. Kjo te ne nuk ekziston. Të gjithë shkojnë vet në treg, ka ofertë të vogël, me cilësi të dobët dhe sigurisht çmime të papranueshme – profesori universitar Boris Anakiev.

Sipas statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti, blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore ka rënë me rreth 15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me