Në kompaninë e njohur Alkaloid në Shkup ka qëndruar kryetari i Zagrebit, Milan Bandiç. Gjatë kësaj vizite, drejtori i Alkaloidit Zhivko Mukaetov ka njoftuar kreun e Zagrebit për punën dhe rezultatet e arritura të kësaj kompanie si dhe operacionet vepruese të kompanisë në tregun kroat, ku prodhimet e “Alkaloid” janë të pranishme thuajse gjysmë shekulli. Nga Kabineti i kryetarit Bandiç kanë njoftuar se relacionet biznes dhe miqësore mes Mukaetov dhe Bandiç para se gjithash bazohen në pasionin që kanë ndaj punës dhe kujdesit ndaj punëtorëve.

Alsat-M

Shpërndaj me