Qindra persona kanë protestuar në Varshavë, pasi Senati i Polonisë ka miratuar dy projektligje për gjyqësorin, të cilat sipas opozitës konsiderohen si tentim nga partia konservatore në pushtet, për minimin e ndarjes së pushteteve. Duke thirrur për barazi dhe liri, protestuesit kanë marshuar jashtë pallatit presidencial dhe i kanë kërkuar presidentit të Polonisë, Andrzej Duda të përdor veton ndaj këtyre projektligjeve. Protestat janë organizuar nga partitë opozitare të krahut të majtë dhe disa qytetarë. Projektligji i parë që pret miratimin e presidentit Duda, përcakton se parlamenti, që tani kontrollohet nga partia e krahut të djathtë, Ligji dhe Drejtësia, do të zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtar të Gjyqësisë.  Roli i këtij këshilli është mbrojtja e pavarësisë së gjykatës.  Projektligji i dytë i jep autoritetin ministrit të Drejtësisë, të

Shpërndaj me