Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira.  Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA.  Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë.  Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mledhur mostrat e pluhurit.  Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapësinore në Hjuston. Një periudhë ajo ishte vjedhur, derisa tani pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nancy Lee Carlson.

 

 

Shpërndaj me