Pesë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në qytetin e Shkupit, prej të cilave një aksident rezulton tme dy persona të lënduar dhe katër vetëm me dëme material.

Ashtu siç kumtoi SPB Shkup, policia e rrugore ka sanksionuar një numër të madh drejtuesish për shkak të shkeljeve të qarkullimi rrugor. Dy prej të cilëve kanë kaluar me semafori të kuq, shtatë drejtonin mjetin pa patentë shoferi, tetë nuk kanë respektuar shenjat e qarkullimit rrugor, ndërsa 38 automjete të tjera janë parkuar në mënyrë të paligjshme.

Kurse me automjetin special karrotrec janë larguar 46 automjete, të cilat kanë penguar dhe zhvillimin normal të qarkullimit.

Shpërndaj me