Kampioni aktual botëror në kërcim me ski Peter Prevc, ka marrë vendimin që përkohësisht të largohet nga këto gara. Lajmin për largimin e tij nga garat e kupës së botës e bëri të ditur ndihmës trajneri  slloven Jani Grlic. Arsyeja mund të kërkohet në rezultatet e dobëta që po i shënon në këtë sezon. Peter Prevc sezonin e shkuar pati një dominim të plotë ku fitoi titullin e kampionit të botës, në turneun  Katër Kërcimoret. Prevc me kërcimin 250 metra shënoi rekord të ri në Planica.  Ai sivjet me vëllezërit e rij Domen dhe Cene u futën në historinë e këtij sporti pasi u bënë vëllezërit e parë që kanë marrë pjesë në garën prestigjioze të vitit të ri.

Shpërndaj me