Befasia më e madhe e sfidave të zhvilluara në NBA, ishte disfata e kampionëve aktual, Klivlend Kavalirs, me rezultat 100-92 kundër Juta Xhazit. Kampionëve nuk e ndihmuan as 29 pikët të shënuara nga Lebron Xhejms, ndërsa te Juta Xhaz, u dallua Hjuard me 28 pikë. Skuadra e Golden Stejtit mundi Majamin me 107 – 95, për suksesin e 33 në këtë sezon, ndërsa dyshja Kerri-Durant shënoi 52 pikë.

Pas dy fitoresh radhazi ndalet Lejkersi, që u mund me 108-87 nga Portlandi, që korri suskesin e 17-të në kampionat. Një tjetër ndeshje e shkëlqyer për Xhejms Harden, i cili ndihmoi Hjustonin, që të mund me 121-114 skuadrën e Sharlotit.

Shpërndaj me