Sërish tension në Kuvend e Shqipërisë. Ashtu si seanca e kaluar, deputetët e partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit, paraditen e sotme duke akuzuar dhe debatuar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin se nuk zbaton rregulloren. Shkak u bë mosdhënia e fjalës deputetit demokrat Flamur Noka, ndërsa në foltore kishte dalë për të folur deputeti i LSI-së, Shezair Rrokaj. Kryetari i Kuvendit përjashtoi nga seanca Flamur Nokën për uzurpim të foltores dhe caktoi 5 minuta kohë që Noka të zbatonte urdhrin e tij. PS-ja e quajti skenar të parapërgatirur të PD-së dhe ku deputeti i shpërdoruar sot nuk ishte kreu i PD-se Lulzim Basha (si herën e kaluar) por ishte Flamur Noka. PD deklaroi se maxhoranca ka skenar për të mashtruar qytetarët. Mes këtij tensioni Ruçi vendosi pezullimin e seancës dhe rifillimin e saj në orën 17:00. Ndërkohë në sallen e Kuvendit ku vazhdojnë të qëndrojnë deputetët demokratë ku u firmos kërkesa për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë nga Kuvendi për fyerje ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Shpërndaj me