Të lënduarit në incidentin e mbrëmshëm në Tetovë janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pas mesnate në një kafene kur pas një zënke me armë zjarri është lënduar 35 vjeçari me inicialet M.A. nga fshati Gajre i Tetovës që njëherësh është i punësuar si sigurim në këtë lokal. Para se të ndodhte incidenti në kafene një vajzë ka nisur të prish rendin dhe qetësinë duke thyer gota, me c’rast sigurimi ka ndërmarrë  masa për largimin e saj nga objekti. Në atë moment personi me inicialet I.A është ngritur nga tavolina dhe ka nisur përleshjen me sigurimin pas çka po të njëjtin e kanë nxjerrë jashtë. I revoltuar personi I.A ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtur në ajër, ndërsa më pas edhe drejt sigurimit. I plagosuri pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se është ndaluar personi I.A  dhe ndaj të njëjtit do të ngrihet padi përkatëse penale. Në lokalin e njëjtë vitin e kaluar ndodhi incident edhe më i rëndë, ku pas një përleshjeje me armë zjarri një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u lënduan.

 

Shpërndaj me