Me zhvillimin e pesë ndeshjeve të mbrëmshme, ka përfunduar raundi i tretë me të cilën mbyllet faza e parë e para eliminatoreve për kampionatin botëror të basketbollit i cili vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Kinë. Për basketbollin vendor, ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje ishte ajo e zhvilluar në Talin, ku Estonia me rezultatin 76:50 e mundi Kosovën. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit “C” në përbërjen e së cilës është edhe Maqedonia, e cila të shtunën në Shkup do të përballet me Kosovën. Grupin “C” me 4 pikë është duke e kryesuar Estonia, Kosova ka 3 , ndërsa Maqedonia 2 pikë. Nga ndeshjet e grupeve të tjera veçojmë humbjen e Shqipërisë nga Holanda me rezultatin 91:77. Në grupin B Holanda është e para që ka 4 pikë, ndërsa Shqipëria është e fundit me 2 pikë. Ndeshjet e raundit të katërt në program janë të shtunën.

Shpërndaj me