Real Madrid do të nis sezonin e ri në Ligën e Kampionëve kundër Apoellit në “Santiago Bernabeu”, por nuk radhët e tyre do të mungojë Marko Asensio. Sulmuesi spanjoll nuk është grumbulluar për një arsye shumë të veçantë: depilimi i këmbëve të tij nuk ka shkuar në rregull dhe prej një qimeje në kofshë i është krijuar një infeksion që nuk e lejon të vrapojë. Zinedin Zidan e konfirmoi mungesën e Asensio: “është një rast i veçantë, por që ndodh. Lojtari është depiluar, por një qime ka mbledhur infeksion dhe do të duhet të paktën tre ose katër ditë që ai të vrapojë sërish lirësh pa pasur djegie,” ka thënë trajneri francez.

Shpërndaj me