Anglezi Mark “Bonecrusher” Diakiese, natën e kaluar ka ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në arenën e Londrës “O2”, pasi vetëm pas 30 sekondave luftë e vuri në gjumë kundërshtarin e tij Teemu Packalen. Në turneun UFC Fight Night 107, Diakiese me disa lëvizje impresive e nokautoi finlandezi Packalen. Ai pas këtyre goditjeve të mara nisi të luhatej në kafaz. Për 24 – vjeçarin Diakese ishte kjo fitorja e tije 12-të në po aq lufta të zhvilluara, ndërsa e treta në
UFC. Pas festës së çmendur ai paralajmëroi se ditët më të mira janë duke ardhur.

Shpërndaj me