Në Teksas ka hapur dyert parku i parë i ujit në botë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ishulli inspirues i Morganit është parku u ujit në San Antonio të Teksasit i cili është dizajnuar që të gjithë fëmijët pavarësisht kushteve fizike të kufizuara të munden të argëtohen gjatë verës. Parku është i pajisur me karroca që nuk lëshojnë ujë si dhe pajise me GPS që prindërit të munden t’i lokalizojnë fëmijët.

“Ne jemi këtu për individët me nevoja të veçanta. Persona tipik bëhen bashkë dhe luajnë e argëtohen duke kuptuar aftësitë dhe çrregullimet  e të gjithëve por edhe duke kuptuar se në fund të fundit që të gjithë janë njëjtë- tha menaxheri i parkut Ron Morander.

Parku u ndërtua nga dy prindër të mrekullueshëm, fëmija e të cilëve vuan nga një çrregullim dhe si pasojë argëtimi i saj gjithmonë ka qenë i kufizuar.

Shefkije Alasani

 

Shpërndaj me