Parisi do të organizojë për herë të tretë në histori Lojërat Olimpike. Pas olimpiadave të 1900 dhe 1924-rës, kryeqyteti francez do të presë sportistët më të mirë të botës në eventin më të rëndësishëm të sportit në vitin 2024. Komiteti Olimpik Ndërkombëtare ka vendosur gjithashtu zyrtarisht që lojërat olimpike të 2028-ës të organizohen në Los Angeles. Edhe për këtë qytet amerikan do të jenë këto lojërat e treta që mirëpret, pas edicioneve të viteve 1932 dhe 1984. Në fakt të dyja kandidaturat, Parisi dhe Los Angelesi, kishin rënë dakord më parë, por pritej bekimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të zyrtarzoheshin. Sipas marrëveshjes me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, secili qytet do të përfitojë një kontribut prej 1.7 miliardë dollarësh, por Los Angelesi do të marrë një bonus plus prej 500 milionësh meqë pranoi organizimin e Olimpiadës së 2028-ës.

Shpërndaj me