Drynat e të dashuruarve në urën e famshme Pont de Arts në qendër të Parisit do të shiten në një ankand dhe të ardhurat e grumbulluara do të shfrytëzohen për bamirësi. Ura është bërë një vend i shenjtë për të dashuruarit dhe turistët nga e gjithë bota të cilët në emër të dashurisë së përjetshme në urë vendojnë një dry ku gdhendin emrat e tyre. Dy vite më parë nga ura e famshme u tërhoqën qindra mijëra dryna të të dashuruarve pasi pesha e madhe rrezikonte ta rrëzojë strukturën e ndërtuar në shekullin e 19-të.

 Drynat e instaluara në urë kanë statuse të ndryshme, ato janë transformuar në vepra arti. Pra përcjellin mesazh shumë të bukur. Është këndshëm t’i shikosh ato në ekspozitë të vendosura në piedestal, i jep një tjetër dimensione këtyre testamenteve të dashurisë – tha Sofi Boule, drejtoreshë e ankandit.

Drynat do të ekspozohen si vepra arti në grumbuj dhe secili grumbull do të ketë vlerën e 150-200 eurove ndërkohë që një panel i tërë ka vlerën e 5 000 deri 10 000 euro. Në shitje gjithësej janë 15 panele me dryna.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me