Qeveria e re shkurtoi mbi 740 mijë euro në buxhetin e Prokurorisë Themelore Publike, për vitin e ardhshëm. Me buxhetin e ri për vitin 2018 prokurorët e rregullt do të punojmë me më pak para.

Këtë vit, Prokuroria Themelore disponon me 11 milion e 700 mijë euro, ndërsa vitin e ardhshëm do të kenë mundësi të shpenzojnë 10 milionë e 990 mijë.

Vizart

Buxhetet e Prokurorisë Themelore Publike

2017 2018

11 milion 700 mijë 10 milion 990 mijë euro

740.000 euro më pak

Në buxhetin e vitit të ardhshëm minimalisht më shumë para do të ketë për gjyqësorin, d.m.th. vetëm 174.000 euro plus. Më pak para planifikohen për Ministrinë e Drejtësisë, ose minus 360 mijë euro. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev prej tani nuk e përjashton mundësinë e rebalancit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

E dini se një periudhë të gjatë nuk ka punësime ose plotësime të vendeve të punës. Ai rezervuar i parave qëndron atje. Le të ekipohet gjyqësori dhe jurisprudenca sipas vendimeve, të pavarur nga organet e tyre menaxhuese, ti ndjekim reformat, rebalancet e buxheteve janë të hapura vitin e ardhshëm- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Ulje ka edhe në programet e qeverisë për forcimin e ligjit. Përndryshe, pikërisht sistemi gjyqësor është kritikuar vazhdimisht në të gjitha raportet ndërkombëtare përkatëse. Në rezultatet e ekspertit ligjor gjerman Rajnhard Pribe, përveç se është vërejtur ndërhyrje politike në këtë sektor, u theksua se nga arka e shtetit ndahen pak para për gjyqësorin.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me