Qeveria është duke përgatitur ndryshime në tatimin e fitimit gjegjësisht në bazën dhe normat që i paguajnë ndërmarrjet për fitimin e realizuar nga puna. Ndonëse kjo nuk ishte në programin qeveritar, megjithatë është duke u shqyrtuar si një nga reformat potenciale tatimore.

Tatimi i fitimit është shumë më i ndërlikuar sesa tatimi personal i të ardhurave edhe për arsye se kompanitë kanë shumë mundësi për uljen e bazës tatimore dhe për evitimin e të ashqutuajturës normë më të lartë, për shkak të kësaj tatimi progresiv i fitimit në këtë moment nuk është prioritet kur shqyrtohen opsionet për ndryshimin e tatimit të fitimit – deklaroi Branimir Jovanoviq, Ministria e financave.

Nga Organizata joqeveritare “Analitika Tink Tenk” me qëndrimin se është më se e nevojshme reforma me qëllim që të bëhet tatimi i drejtë dhe ulja e pabarazisë mes qytetarëve.

Të braktiset modeli i tatimeve të sheshta dhe lirimeve të mëdha tatimore, si dhe menjëherë të zbatohet reformë tatimore, me theks në tatimimihn progresiv. Këtu veçanërisht theksojmë, faturim progresiv të fitimit. Porosia kryesore është tatimoni fitimet – u shpreh Bojana Hristovska, “Analitika Tink Tenk”.

Norma e tatimit të fitimit në këtë moment është 10%, me atë që fitimi i ri-investuar është i liruar nga tatimimi. Qeveria e re në programin e saj paralajmëroi faturimin progresiv të të ardhurave të qytetarëve, por më pas masën e këtillë e prolongoi për vitin 2019-të.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me