Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski nuk ka lejuar Këshillin për përcaktimin e përgjegjësisë te një gjyqtari, për shqyrtimin e rasteve të Prokurorisë Speciale, “Fortesa” dhe “Target”. Nga ky organ u ankuan se edhe pse sot në ora 11 kan ardhur në gjykatë, policia gjyqësore nuk ju ka lejuar të hyjnë, me sqarimin se ndalesa ka ardhur direkt nga Vangellovski. Kreu i gjykatës ka kërkuar shpjegim, pse kërkohet qasje në dosjet e rastit, dhe vetëm pastaj do të vendosë nëse do ta lejojë atë, ose jo. Këshilli njoftoi për padi penale ndaj Vangellovskit, sepse janë parandaluar të hetojnë përgjegjësi eventuale te gjyqtarët, të përfshirë në këtë lëndë.

Shpërndaj me