Ekspertët paralajmërojnë se gjatë 40 viteve të ardhshme bota do të mbetet pa çokollatë, meqë bimës kakao i kanoset zhdukje gjatë kushteve kohore gjithnjë e më të ngrohta.

Kakao zhvillohet vetëm në rajonet 20 gradë në veri dhe jug të Ekuatorit, ndërsa që të ekzistojë i nevojiten kushte të posaçme – lagështi e mjaftueshme dhe reshje shiu.

Megjithatë, ngrohja globale dhe rritja e temperaturave për 2,1 gradë Celsius mundet që në 30 vitet e ardhshme edhe ta shkatërrojë bimën, ndërsa me këtë edhe industrinë e çokollatës, njoftoi Administrata kombëtare amerikane për oqeane dhe atmosferë.

Siç temperatura do ta thajë tokën, kultivuesit e kakaos do të duhet që plantacionet e tyre t’i zhvendosin në sipërfaqe më të mëdha.

Shpërndaj me