Mbi 80 për qind e të papunësuarve në vend presin punësim prej më shumë se një vit. Bëhet fjalë për një numër madje prej 182.027 personave. Por ende më shqetësues është fakti se 62,000 nga to janë të rinj të moshës deri në 29 vjet. Këto shifra të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë konfirmojnë se shteti përballet me vështirësi sa i përket zbutjes së papunësisë në mesin e të rinjve. Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim Vllatko Popovski, janë ndërmarrë masa të shumta të dedikuara për të rinjtë, por siç thotë ai, për papunësinë e lartë në këtë kategori ndikojnë më shumë faktorë.

 Një numër i të rinjve që përfundojnë arsimin, përfunduan profesione shoqërore, përfunduan fakultete për të cilat ka oferta shumë të vogla për vende të punës. Procesi i gjatë i tranzicionit ka shkaktuar shumë të rinj të ikin nga këto profesione artizanale, ku tani kemi nevojë të madhe për ata persona dhe që shkuan në shkencat shoqërore – deklaroi Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë për Punësim.

Hulumtimi i vitit të kaluar nga i fondacionit Fridrih Ebertit për papunësinë në mesin e të rinjve ka treguar se 43 për qind do të pranonin të punojnë çfarëdo qoftë, ndërsa 38.7 për qind do ta bënin atë me kusht që të marrin një pagë më të lartë. Një e treta besojnë se e kanë gabuar plotësisht profesionin për të cilin kanë vendosur të shkollohen. Nga Agjencia e Punësimit vlerësojnë se kjo situatë mund të ndryshojë në panairet e punësimit dhe rikualifikimit.

Mbi 60 deri 62 për qind e të rinjve punësohen pas muajit të tretë të punës praktike dhe ende janë të punësuar. Ndoshta kanë ndërruar vende pune, por sërish janë të punësuar, nuk janë të papunësuar. Kjo na jep më shumë nxitje për masa të tjera, të tilla si vetë-punësimi, ta rrisim përqindjen, që tashmë u rrit në 43 për qind, dhe shfrytëzues janë të rinj nën moshën 29-vjeç – shtoi Vllatko Popovski.

Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjet ka qenë 48.2 për qind.

Mirko Trajanovski  

Shpërndaj me