Ambasadori i finales së Super Kupës së Europës do të jetë Goran Pandev, ndërsa Shkupi do të jetë epiqendra e eventit të madh sportiv në muajin gusht, ku do të përplasen fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa. Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski beson se gjërat rreth përgatitjes shkojnë në kahje të duhur dhe se më 8 gusht, do të jetë një festë e madhe e futbollit në Shkup.
“Falënderojë për besimin e dhënë që të jem ambasador i këtij eventi të madh . është një nder i madh. Do të jemi nikoqir të një spektakli të tillë ku janë skuadrat më të mira të Evropës dhe sigurisht do të jetë nder që të jemi pjesëmarrës në këtë event, jo vetëm unë por edhe tërë shteti i Maqedonisë. Do të jetë një nder i madh për të gjithë që do të mbahet një event i tillë në Shkup.” Sinkron – Goran Pandev, ambasador i UEFA Super Kupës 2017

Shpërndaj me