Presidenti i Panamasë ka deklaruar ditën e sotme festë kombëtare pasi kombëtarja arriti të kualifikohej për herë të parë në Kampionat Botëror.Kualifikimi në turneun më të madh, që nis qershorin e vitit të ardhshëm, u sigurua pasi Panamaja mposhti Costa Rican 2 me 1 të martën në mbrëmje. “Zëri i qytetarëve u dëgjua… Nesër do të jetë festë kombëtare”, ka shkruar presidenti i shtetit Juan Carlos Varela në Twitter.

Shpërndaj me