Prej sot ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore për automjetet, që nënkupton goma të dimrit, zinxhirë dhe pajisje tjera për makinat e rënda. Disa nga vozitësit e anketuar nga Alsat thonë se janë të njoftuar me detyrimet ligjore, por ankohet nga çmimet e larta që janë të pa përballueshme për xhepin e tyre. Me qëllim që t’i ikin dënimeve ata furnizohen kryesisht me goma të përdorura.

I kam vendosur goma dimri, por për standardin tonë janë të shtrenjta

Normal jemi pajisur, për standardin tonë janë të shtrenjta çfarë të bëjmë më para se 200 euro marrim, të shtrenjta janë shumë po jemi gjendur disi

Gomat e dimrit i ka vetura por  me pajisjet tjera  i kam të gjitha , varet nga xhepi dikush që  ka mundësi mund ti marre më të mira por vetëm të kalojmë dimrin- shprehen disa shoferë.

Nga sektori për komunikacion pranë Ministrisë së Brendshme thonë se të gjitha automjetet nga dita e sotme deri me 15 mars do të duhet të kenë ose goma dimri pneumatik , ose goma vere me profil të gomës minimum 4 milimetër dhe zinxhir.

Sot ka hyrë në fuqi ligji që shoferët automjeteve dhe makinerive që marrin pjesë në komunikacion  duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore , kjo do të thotë që automjetet  te rënda deri në 3.5 ton të kenë goma dimri me profil minimum 4 milimetër , ose goma me profil të verës me  thellësi minimale të relieveve prej katër milimetra dhe zinxhirë për borë- tha  Bobi Gjorgjiev, inspektor komunikacioni në MPB.

Për mos respektimin e ligjit, dënimet arrijnë deri në 45 euro ne kundërvlerë ne denarë. Detyrimi ligjor për pajisje të obligueshme dimërore do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Senat Zylbehari

Shpërndaj me