Një udhëheqës sektori dhe tre të punësuar në Agjencinë e punësimit nuk kanë ardhur në punë ndërsa kanë marrë rroga. Të dhënat i bëri të ditura ushtruesja e detyrës drejtore e Agjencisë së punësimeve, Biljana Jovanova. Këta të punësuar e kanë dëmtuar buxhetin e Agjencisë për 1 milion denarë. Ajo thotë se në vijim janë procedura ligjore për konstatimin e fajit dhe përgjegjësisë për këto të punësuar dhe udhëheqësve të tyre, ndërsa do duhet t’i kthejnë edhe paratë që i kanë marrë si rroga kur ata nuk kanë ardhur në punë.

Nga këta persona do të kërkohet ta kompensojnë dëmin material të bërë për shkak të veprimit të këtillë të paligjshëm dhe sjelljes së tyre. ndërsa para Prokurorisë kompetente do të ngriten padi penale adekuate për këta persona – dekalroi Biljana Jovanova, U.D drejtoreshë e Agjencisë së punësimeve.

Ish drejtori i Agjencisë, Vllatko Popovski për Alsat M thotë se nuk dëshiron t’i komentojë akuzat e drejtores aktuale, Jovanovska. Ndryshe, burime nga Agjencia, thonë se drejtuesi i sektorit për resurse njerëzore nga drejtori ka dhënë detyra të kryejë kontrolle në terren në njësite rajonale të vendit. Kinse, për të gjitha aktivitetet e tij ka pasur vërtetime dhe raporte për punën e tij gjatë periudhës së shkuar.

Udhëheqësi i përmendur, në vend se në zyre, ishte në terren, në Njësitë rajonale nëpër Maqedoni. Për punën e tij ka edhe vërtetime dhe raporte rrugore”, thanë nga  Agjencia për Punësim.

Për momentin, po bëhet revizion edhe ndaj punës së drejtueses të Qendrës për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska. Për atë, sipas Jovanovskës, për momentin është ndërprerë procedura disiplinore, sepse Aleksovska është në pushim mjekësor. Pasi të kthehet në punë, kryesia do të veprojë ashtu siç urdhëron Ligji. Revizion po kryhet edhe ndaj punës së ish drejtuesit, Vllatko Popovski.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me