Së bashku me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, Qeveria do ta ketë patjetër të vendosë edhe dënime të ashpra për pronarët të cilët do të kërkojnë prej punëtorëve t’ua kthejnë paratë nga rroga e rritur. Sipas Sindikatës së Industrisë, Energjetikës dhe Minierave, me formulimin e tanishëm ligjor, pronarëve shumë lehtë u mundësohet të mos u paguajnë rrogë minimale nën pretekste të ndryshme. Ka raste dhe të keqpërdorimeve.

Ne dimë raste ku pronarët i ruajnë në sirtar kartelat e punëtorëve, që nga njëra anë përmes sistemit japin rrogë, ndërsa nga ana tjetër, i tërheqin prapa paratë– deklaroi Mare Ançeva, Sindikata për Industri, Energjetikë dhe Miniera.

Nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë konsiderojnë se nisma për rritjen e pagës minimale është e mirë, por ka disa gjëra për të cilat duhet të kihet kujdes.

Të mos ketë presione politike dhe të ketë trajtim të njëjtë ndaj të gjithëve. Paga minimale jo mirë e planifikuar mund të shkaktojë probleme në ekonomi- thonë nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë.

Ndërkohë pikërisht lideri i opozitës, Nikolla Gruevski, qeveria e të cilit e vendosi pagën minimale, e kritikoi kryeministrin Zoran Zaev, duke thënë se rritja e pagës minimale nuk është planifikuar mirë dhe si pasojë, nuk do t’i japë efektet e pritshme.

Çka pas gjashtë, përkatësisht 12 muajve? Nuk ka para, nuk ka muzikë. Kur do të pakësohen alokimet buxhetore për rrogën minimale, në një mënyrë ose tjetër, pronarët do të gjejnë mënyra, kuptohet në kurriz të punëtorëve. Por teza e Zaevit, është  “bli një ditë, e shite- tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Me ndryshimet e paralajmëruara ligjore, Qeveria parashikon 1,5 milion euro nga buxheti i shtetit si ndihmesë për kompanitë që të paguajnë rrogë minimale prej 12 denarëve. Deri në fund të vitit, sipas parashikimeve do të shpenzohen 6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Varica Pavlovska

 

 

Shpërndaj me