Një nga golat më të çuditshëm i shënuar në historinë e futbollit, është shënuar në Estoni. Në kuadër të Kupës së Estonisë, po përballeshin Levadia dhe Paide. Skuadra e Levadisë pas vetëm 15 sekonda lojë, kaloi në avantazh me 1:0, por futbollistët e saj nuk patën asnjë kontakt me topin. Futbollistët e skuadrës së Paide, e nisën topin nga qendra dhe patën gjashtë pasime mes vete. Mbrojtësi Kases, duke dashur që topin tia jep gardianit të tyre, ati përfundoi në rrjetë. Ndryshe këtë ndeshje Levadia e fitoi me rezultatin 3:1 dhe u kualifikua në 1/8 e finales së Kupës së Estonisë.

Shpërndaj me