Me disa përforcime të reja , lideri aktual në Ligën e Parë të Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës në Ohër filloi përgatitjet për sezonin pranveror. Ekipit nga Tetova iu bashkua Mevlan Adili që vjen nga skuadra rumune Uta, Sabit Bilali nga Renova dhe portieri Saledin Mustafi nga Teteksi. Trajneri Qatip Osmani për ALSAT M thot se përforcimet e reja i kanë joshur pritjet e tij.

Sa i përket futbollstëve të rinj, si përforcim erdhi Adili nga Rumania. Bëhet fjalë për një mbrojtës qëndror. Kemi sjellë edhe 3 futbollist perspektiv nga të cilët presim që të në periudhën e ardhshme të rriten në futbollist kualitativ,” tha mes tjerash Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndija.

Pritet kompletimi i dokumenatcionit për edhe 3 futbollist të rinj , prej të cilëve dy janë nga Kosova, ndërsa i treti ka luajtur në ligat më të ulta në Gjermani.

 

Trajneri Osmani thekson se gara për titull nuk ka përfunduar dhe konsideron se Vardari edhe më tej është kundërshtari më i madh i tyre.

“Kemi përparësi prej 8 pikë, të cilat nuk janë të pakapshme. Kemi edhe 18 ndeshje dhe në pyetje janë 54 pikë. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm pasi kemi Vardarin që mund të befasojë. Puna jonë është që të përgatitemi sa më mirë dhe më të përgatitur të hyjnë në kampionat dhe të luajnë ashtu siç e kemi zhvilluar pjesën vjeshtore,” tha mes tjerash Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndija

Shkëndija në Ohër do të qëndrojë deri më 16 janar, ku do të zhvillojë së paku edhe një ndehsje miqësore me skuadrën e Pobedës. Skuadra tetovare do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në Qendrën Sportive „Biljanini Izvori“ dhe pastaj do të vazhdojë me përgatitjet në Antali ku do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore. Në Antali, Shkëndija do të përballet me skuadrat e Dinamo Zagrebit, Karabahut dhe Cirihut.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me