Shteti nuk mund të kërkojë TVSH nga personat fizik derisa nuk rregullohen dhe përkufizohen paqartësitë e mëdha si dhe çështjet e hapura lidhur me këtë problematikë. Ky është qëndrimi i trembëdhjetë organizatave joqeveritare të cilat ftojnë për debat publik, sepse siç thonë, sistemi aktual krijon revoltë, mosbesim dhe pasiguri juridike tek qytetarët. Sipas Marjan Nikolov nga Qendra për analiza ekonomike, këtu ekzistojnë disa aspekte problematike. “Obligues i TVSH-së është kryerësi i veprimtarisë ekonomike ndërsa askund nuk përkufizohet se çfarë nënkupton kjo veprimtari ekonomike”, shprehet Nikolov.

Organet shtetërore në Republikën e Maqedonisë duan me forcë, pa përgatitje, pa shpjegim, të bëjnë diçka që është në kundërshtim me natyrën e vet tatimit -deklaroi Marjan Nikolov nga Qendra për Analiza Ekonomike.

Në analizën e OJQ-ve thuhet se për kontratat autoriale nuk mund të paguhet TVSH. Nikolov paralajmëron se me këtë mund të ketë përzierje të TVSH-së me tatimin personal të të ardhurave.

Në një ekstrem, për tatim të vlerës së shtuar duhet t’i tatojmë dhe të futen në regjistër të gjithë personat fizik që realizojnë të ardhura krahas rrogës. Ky është qëllimi final. Do të thotë, ku do të vendoset ky kufi? Ky kufi nuk është i njohur, nuk është i përkufizuar dhe nuk është transparent – theksoi ai.

Nikolov thotë se pragu për t’u bërë obligues i TVSH-së nuk duhet të jetë lëndë licitimi, por nevojitet analizë e saktë se a duhet kufiri të mbetet në 1 milionë denarë apo ai të rritet. Ndryshe, Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon që si obligues TVSH-je të regjistrohen ekspertë mjeko- ligjorë, drejtues falimentues, qiradhënës të hapësirave, persona me kontrata autoriale dhe kontrata në vepër, anëtarë të këshillave mbikëqyrës dhe bujqit. Pas revoltës në opinion, edhe më tej nuk ka përgjigje nga pushteti se si kjo masë do të zbatohej në praktikë.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me