Nuk ka gabime në autostradën Kërçovë – Ohër, thotë dekani i fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup, Darko Moslavac. Sipas tij, fakulteti të cilin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e ka angazhuar si konsulent në projekt, nuk ka përgjegjësi për lëshimet që mund të kushtojnë plus 100 milionë euro.

Unë nuk e di se çfarë do të thotë kjo rrugë e gabuar. Për këtë rrugë është bërë projekti më herët, projekti ideor, projekti kryesore dhe rruga bëhet siç është projektuar – tha

Darko Moslavac, Dekan i Fakultetit të ndërtimtarisë, Shkup.

Mosllavac pretendon se fakulteti gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me mbikëqyrësin në këtë aks rrugor 57 kilometrash. Shpjegon se problemi kryesor është struktura komplekse e terrenit ku ndërtohet autostrada.

Vinin ekspertë të huaj nga Franca, të na japin këshilla apo të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të caktuara dhe kur erdhën ata në terren ishin të habitur nga vështirësia e terrenit të tillë – u shpreh Darko Moslavac, Dekan i Fakultetit të ndërtimtarisë, Shkup.

Në anën tjetër, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski thotë se duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet. Sipas tij, informacionet se projekti do të kushtojë plus 140 milionë euro nga ajo që është planifikuar, janë spekulime.

Ne aktualisht negociojmë me Sinohydro rreth zgjatjes së afatit dhe mjeteve shtesë, natyrisht se në bazë të mendimeve të ekspertëve, bazuar në atë që do thotë organi mbikëqyrës, se do të jenë të nevojshme për ndërtimin e autostradës. Ne nuk do të heqim dorë nga autostrada – tha Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe lidhjeve.

Sugareski pret që negociatat të përfundojnë para 31 janarit, që është afati i fundit për ndërtimin e autostradës, por është e sigurt se ai afat nuk mund të arrihet. Sipas projektit fillestar, autostrada duhej të kushtojë 270 milionë euro. Në vitin 2013, qeveria e atëhershme nënshkroi një kontratë ndërtimi me “Sinohydron” kineze, që e tejkaloi këtë shumë me 100 milionë euro. Sa do të jetë fatura përfundimtare do të dihet pas disa muajve.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me