Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev në 100 ditshin e parë ka arritur që të ulë borxhin publik, por jo edhe të rritë bruto prodhimin vendor, të rrisë investimet e huaja dhe të zgjidhë problemet infrastrukturore në zonën e Vizbegut dhe Hasanbegut. Këto janë disa nga vlerësimet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për 100 ditshin Qeverisë së re.

Në ndërrimin e Qeverisë kanë filluar ndryshimet por nuk mund të presim ndryshime drastike në ekonomi për një periudhë kaq të shkurtër – u shpreh Xhemail Dauti, Këshilli drejtues i OEMVP.

Shuma prej 2.1 eurove nuk është e mjaftueshme për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme. Nga kjo odë ekonomike gjithashtu u kërkua ridefinimi i konceptit për investime te huaja direkte dhe vendim definitiv mbi prioritet në këtë sferë si dhe hartimin e një strategjie që do të garantojë rritjen e pagave dhe të bruto produktit vendor.

Ne si shtet duhet të përpilojmë një strategji se ku e shohim ekonominë e vendit tonë për pesë apo dhjetë vitet e fundit dhe të garantojmë një bruto produkt vendorë me rritje mbi 5%, uljen e papunësisë, rritje të pagës minimale dhe mesatare dhe rritje ekonomike afatgjate – deklaroi Nebi Hoxha, Kryetarë i OEMVP.

OEMVP thonë se nuk mund të fajësohet qeveria e re për rënien e bruto investimeve për 20% pasi që e njëjta ka të bëj me periudhën janar-qershor. Ata kërkuan reforma në gjyqësorë që sa më shpejt të kthehet shteti i së drejtës. Gjithashtu, u kërkua depolitizimi i institucioneve shtetërore që më së shumti i duhet ekonomisë së vendit.

Besian Leka

Shpërndaj me