Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesat e PSP-së  për të akuzuarin Dragan Pavlovic – Latas dhe ish-Zëvendës kryeministrin për Çështjet Ekonomike, Valdimir Peshevski. Gjykata e lartë, la në fuqi vetëm masën e konfiskimit të pasaportave.

Pa pasaportë mbetet dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët shtetërore, Lupço Georgievski, i cili së bashku me Peshevskin është akuzuar për keqpërdorim të mbi 150 milionë eurove, për ndërtimin e autostradave me kreditë kineze.

 

 

Shpërndaj me